MC Networking

Mediat në Kosovë: Ditmir Bushati së shpejti pjesë e VV/ Bushati: Fakenews

Disa portale në Kosovë, kanë shkruar ditëve të fundit se ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, këto ditë pritet të aderojë në Lëvizjen Vetëvendosje. Sigurimi në këtë lajm, sipas gazetës “Metro”, ka të bëj më faktin se aderimi i Bushatit në Lëvizjen Vetëvendosje është shtyrë deri më tani, meqë ai nuk e posedon ende shtetësinë e Kosovës.

Për ta zyrtarizuar aderimin e Bushatit në Lëvizjen Vetëvendosje, merret vesh se u/d presidentja Vjosa Osmani është duke bërë presion mbi institucionet e sigurisë që t’i përshpejtojnë procedurat e verifikimit për Ditmir Bushatin, të cilat janë parakusht për t’ia dhënë atij nënshtetësinë e Kosovës.

“z. Bushati tashmë e ka bërë kërkesën në Presidencë për nënshtetësi të Kosovës. U.d e Presidentës është duke u marrë personalisht me këtë çështje dhe u ka kërkuar institucioneve të sigurisë që t’i kryejnë procedurat e verifikimit të tij me procedura të përshpejtuara, që ajo të mund t’ia nënshkruaj atij dekretin. Për shtetësinë e Bushatit ditë më parë janë interesuar edhe zyrtarë të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Presidencë, të cilët kanë diskutuar me kabinetin e u.d. Presidentes“, ka thënë një burim i gazetës brenda Presidencës.

Mirëpo, nga ana e tij, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mohuar sot raportimet e ketyre mediave se po kërkon shtetësi të Kosovës dhe se do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

“Lajmi i botuar në një portal në Kosovë është thjesht mashtrimi i radhës. Kushdo që qëndron pas këtij mashtrimi, i uroj suksese në jetë!”, ka shkruar Bushati në Twiter.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top