MC Networking

Mbledhja e KQZ me partitë politike/ Nuk ka konsensus për numërimin elektronik

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibshi është takuar sot me përfaqësuesit e partive politike, ku është diskutuar në lidhje me numërimin elektronik në zgjedhje.

Por ky takim nuk ka sjellë dakordësimin mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës për testimin e votimit/numërimit elektronik.

PS ka propozuar që testimi të mos bëhet në Tiranë, Fier dhe Korçë, pasi ka kosto shumë të lartë dhe nuk ka kohë, por të bëhet vetëm në një ZAZ që do ta caktojë KQZ.

Për sa i përket identifikimit biometric në të gjithë vendin, mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që kjo të bëhet nga kompania “Smartmatic”.

Vota e emigrantëve ka qenë një tjetër çështje që është biseduar, ku PD ende nuk ka një verdikt final, ndërsa LSI është shprehur skeptike për votimin me postë.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top