MC Networking

Katër viktima dhe 707 raste të reja me Covid-19 në vend

Katër persona nuk kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Shqipëri, sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, prej të cilëve dy qytetarë nga Tirana, një qytetare nga Lushnja, një qytetar nga Fieri, të moshave 76-89 vjeç.

 Në 24 orët e fundit janë shënuar 707 raste të reja pozitive , kurse janë shëruar 439 qytetarët, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale ka një zbritje të lehtë me 268 pacientë në të 4 spitalet COVID.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 53 raste në Durrës, 34 raste në Elbasan, 30 raste në Vlorë, 22 raste në Berat, 20 raste në Fier, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Sarandë, 17 raste në Shkodër, 16 raste në Korçë, 15 raste në Lushnje, 13 raste në Pukë dhe në Librazhd, 12 raste në Krujë, Kurbin, 11 raste në Kukës dhe Kamëz, 9 raste në Gjirokastër dhe Delvinë, 8 raste në Mallakastër, Shijak, Kuçovë,7 raste në Kavajë, Pogradec, Dibër, 5 raste në Gramsh, Vorë, Mat, 4 raste në Vau i Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Cërrik, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Bulqizë, Peqin, Konispol, 2 raste në Tropojë, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Selenicë, Roskovec, Memaliaj.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët katërpacientë janë të intubuar.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top