MC Networking

Qeveria e Giuseppe Conte-s në krizë/ Matteo Renzi tërheq dy ministra

Mediat italiane kanë raprotuar se qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte ka rënë, e gjithë kjo si pasojë e lëvizjes së Matteo Renzit i cili ka tërhequr dy ministrat e tij nga kabineti qeveritar.

Renzi ka tërhequr nga detyra ministren e Familjes dhe Shanseve të Barabarta Elena Bonetti dhe ministren e Agrikulturës Teresa Bellanova.

Kjo është herë e dytë që bie qeveria e kryemministrit Giusepe Conte. 

Do të shihet në ditët në vazhdim nëse Conte do të arrijë të ketë përsëri mazhorancën apo Italia do shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Përplasja kishte filluar prej disa javësh për menaxhimin e fondit të BE.

Ndërkohë kryeministri Conte është nisur menjëherë drejt Presidencës, ku do të ketë një takim me presidentin Sergio Mattarella.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top