MC Networking

Efektet që pati në botë një nga serialet më të shikuar në Netflix!

E ke parë ose ke dëgjuar për të, ka qenë e pashmangshme që nga vjeshta e vitit që lamë pas të mos shikonim një herë të vetme në rrjetet sociale postime e të mos rastisnim biseda për serialin “The Queen's Gambit” në Netflix.

Në serial, Anya Taylor-Joy luan rolin e Elizabeth Harmon, një gjeni karizmatike jetime që turbullon botën e shahut të mbizotëruar nga meshkujt. Por ‘ylli’ i kësaj shfaqjeje, më shumë sesa aktorja kryesore, ishte vetë sporti: shahu. Projekti kthyen shkëlqimin në një nga sportet që duket se kishte humbur vëmendjen. Brenda pak javësh, pas prezantimit në 23 tetor të 2020-s, kërkimet në Google për ‘shah’ u rritën në mënyrë drastikë në SHBA, Britani dhe në shumë shtete të tjera.

Efektet:

-Deri më sot, rreth 63 milionë shtëpiake e kanë parë shfaqjen.

-Kërkesat për setet e shahut janë rritur me 250% në eBay.

-Kërkime në Google për “Si të luaj shah” kanë shënuar rritjen më të madhe të të gjitha kohërave.

-Novela origjinale “The Queen's Gambit”, ku është bazuar seriali, është tashmë ‘bestseller’ i Neë York Times, 37 vite pas publikimit.

-Numri i lojëtarëve të rinj në chess.com është 5-fishuar.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top