MC Networking

Rama: Të gënjesh për numrin e viktimave është çnjerëzore

Kryeministri Edi Rama është treguar shumë i ashpër në reagimin e paralajmëruar prej tij në lidhje me numrin e të vdekurve, që sipas Lulzim Bashës është i manipuluar. Rama thotë se është ç’njerëzore të bësh fushatë me të vdekurit, ndërsa thekson se sot situata me COVID-in është në kufijtë e të papërballueshmes.

“Virusi po godet në një kohë të tejzagjatur dhe ne po s’provohemi çdo ditë.

Jam sinqerisht krenar që ne si popull kemi reaguar në të dyja rastet. Qoftë duke ndihmuar fatkeqët e tërmetit, ashtu edhe në përballimin e kësaj situate. Jam krenar se si shteti është vendosur në dispozicion në të dyja rastet.

Jam shumë i keqardhur që dalja ime sot u s’ provua nga mos pasja e virtyteve, ndërkohë që populli bën më të mirën e vet, një pakicë tjetër gjuan me gurë, shan. Nuk jam këtu për t’u ankuar për baltën, për zhurëmn. Sharjet mua më bëjnë më të fortë dhe më japin  më shumë energji për të ecur para.

Shpifjet ma ndezin gjakun kur duhet të përballem me ta. Ndoshta duhet ta shiohim si pasion që më mban në këtë detyrë pa pushim dhe pa orar. Të shash dhe të shpifësh nuk është lulzim i demokracisë. Në mes të luftës mund të ketë opinion të ndryshme, por nuk mund të ndahemi për të numrin e të vdekjeve. Kjo nuk është njerëzore.

Në këtë luftë mund të sfidohet qeveria, por nuk mundet që edhe presidenti të krijojë komitetin alternativ. Ndoshta në këtë moment mund të ndahemi nga ekoniomia, por nuk mund të jemi rasti unikal në botë kur qeveria lufton me cdo mjet virusin, ndërsa opozita bën aleancë me virusin për të sulmuar qeverinë, duke shpërndarë fotografi klandestine. Kjo është jo njerëzore dhe jo e jo demokratike. Nuk mund të bësh lajme të rreme me të vdekurit.

Sot kur po shkojmë në kufijtë e të papërballueshmes të dalësh e të deklarosh se qeveria po fabrikon numrin e vdekjeve është ç’njerëzore. Si mund të arrish deri këtu? Si mund të ngacmohet deri këtu një popull? Si mund të cënohet intelekti njerëzor i një armete mjekësh që prej 9 muajsh janë detyruar të harrojnë prindërit e tyre, fëmijët e tyre?

Çfarë janë të vdekurit, vota? Kush janë doktorrët, ata që zhdukin djali e Fahri Balliut? Po ngrihen akuza që ngrenë edhe të vdekurit nga varri. Kjo është dobsi e frikshme e karakterit të kësaj opozite.

Nëse prokuroria do të përfshihet në këtë akt politik, këto llemeri me viktima, derën e ka të hapur.

Ne do ta fitojmë këtë luftë sidoqoftë. Ju lutem të gjithëve zbatoni rregullat. Kufizoni lëvizjet dhe kontriboni në çdo mënyrë për një mbyllje tjetër. Mos bini pre e frikës për ata që iu duan mish. Do ta kalojmë edhe këtë dimër të vështirë. Do ta heqim deri në fund me forcën e karakterit tonë,”-tha Rama.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top