MC Networking

Kryeprokurori Smith parashikon dënim të përjetshëm për Thaçin: Mund të arratiset dhe të kryejë krime të tjera

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, i ka dërguar një letër gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicola Guillou, letër e cila është e publikuar edhe në faqen zyrtare të Gjykatë Speciale, kishte renditur argumentet e tij se pse Hashim Thaçi duhet të arrestohet dhe të dërgohet në paraburgim.

Në letër thuhej se Thaçi mund të arratisej pasi aktakuza e pakonfirmuar ende ishte bërë publike, ndaj Thaçi do ta shfrytëzonte këtë mundësi për të mos u arrestuar.

Gjithashtu kryeprokurori pretendonte në letër se ish-presidenti i Kosovës mund të kryente edhe krime të tjera.

“Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arratisur, për t’i penguar procedurat dhe për të kryer krime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dënim me burgim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith ia ka dërguar gjyqtarit të Procedurës Paraprake.

Në këtë letër shihet insistimi i Kryeprokurorit të Speciales se Thaçi duhet të arrestohet dhe të dërgohet në paraburgim.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top