MC Networking

Nxirren nga Kampi “Al-Hol” katër fëmijë dhe një grua, pritet riatdhesimi drejt Shqipërisë (VIDEO)

Katër fëmijë dhe një nënë në gjendje jo të mirë shëndetësore, pritet të riatdhesohen në Shqipëri, pas disa vitesh qëndrimi në kampin Al-Hol në Siri. Lajmin e kthimit të fëmijëve e ka dhënë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cila ka thënë se negociatat për rikthimin në atdhe të të miturve kanë qenë tepër të vështira, madje dhe tepër sekrete.

Një operacion shumë kompleks e ka cilësuar kryeministri, i cili është mundësuar përmes kanaleve të ndryshme komunikimi. Sipas kreut të qeverisë, ishte i pamundur komunikimi drejtpërdrejtë me qeverinë e Damaskut, ndërsa pritet që në një fazë të dytë të rikthehen edhe fëmijët e tjerë të mbetur atxje sëbashku me gratë.

Kryeministri Rama tha se fëmijët që do të riatdhesohen pas kaq vitesh, do të asistohen nga shërbimet shëndetësore dhe psikologë, teksa është menduar edhe për akomodimin e tyre në Shqipëri.

Edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur riatdhesimin e fëmijëve shqiptarë në kampet siriane. Me anë të një video të shpërndarë në facebook, zëdhënësi i kreut të shetetit, Tedi Blushi ka falenderuar Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane që ka mundësuar lirimin e disa fëmijëve në kampin Al-Hol.

Në video tregohen momentet kur stafi i Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane iu jep lajmin e gëzuar fëmijëve shqipatarë, për rikthimin e tyrë në vendlidje.

Katër fëmijët së bashku me gruan do të transportohen drejt Libanit, për të udhëtuar më pas drejt Shqipërisë.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top