MC Networking

Kodi i ri Zgjedhor, Meta i kërkon konsulencë Venecias

Pasi ktheu për rishqyrtim në Parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor, presidenti Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias me disa pyetje në lidhje me to. Në një dalje për mediat në mesditë, Meta tha se i ka kërkuar Venecias opinion urgjent në lidhje me atë që e quan ndryshim të njëanshëm të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Pyetjet që Meta ka dërguar në Venecia

A mund të ndryshon në mënyrë të njëanshme rregullat që lidhen me transformimin e votave pasi të ketë filluar procesi zgjedhor. Sa e rëndësishme është njohja e ligjit për konkurrentët mjaftueshëm para zgjedhje. Nëse rregullat që kanë të bëjnë në transformimin e votave në mandate, ndryshohet shumë afër zgjedhjeve, a dëmtojnë apo ndikojnë këto ndryshime qëndrueshmërinë e ligjit?

A e kompromentojnë këto ndryshime procesin zgjedhor dhe stabilitetin politik?

A shkelet parimi i garancive procedurale nëse ndryshime të tilla bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese?

A kishte ndonjë nevojë shtrënguese për t'i modifikuar në mënyrë të njëanshme?

A është kandidimi i kryetarit në 4 qarqe sipas standardeve europiane?

A pengojnë rregullat aktuale, futjen e listave të hapura për votuesit?

Nëse miratohen lista të hapura, ndërkohë që koalicionet mbeten njësoj, a do ishte legjislacioni shqiptar me BE?

Duke patur në konsideratë situatën, cila do të ishte zgjidhja e mundshme?

Meta tha më tej se përtej përgjigjes që kthen Venecia, ai shpreson te reflektimi i maxhorancës.   

Unë si president kam marrë në konsideratë një kërkesë të opozitës së bashkuar për t‘iu drejtuar Venecias. Opozita e bashkuar e pranoi kërkesën dhe insistimin tim që mos vendosnin si kusht qeverinë teknike, për nënshkrimin e 5 qershorit. Edhe pse i kishte dosjet për të mos patur besim te qeveria. Presidenti i ka sytë nga populli, e dimë që Venecia është shumë i rëndësishëm, i dimë vendimet që nuk janë respektuar nga kryeministri aktual. Shpresoj të ketë një reflektim. Presidenti në çdo rast është i qartë dhe ka shumë zgjidhje që do të kërkojnë bashkimin e të gjithëve”, u shpreh Meta.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top