MC Networking

Erdogan kërcënon BE-në: Nëse vazhdoni kështu, do vijë fundi i Unionit

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan nuk bën prapakthehu, madje sot ai ka sulmuar drejtpërdrejt Bashkimin Europian. Sipas Erdogan, nëse BE vazhdon me këtë sjellje, që sipas tij është e gabuar, atëherë kjo ‘rrezikon të sjellë fundin e bllokut’.

Deklarata këto që vijnë pak pasi Athina akuzoi se anija kërkimore “Oruç Reis" vazhdon të lundrojë brenda shelfit kontinental grek. Për këtë Erdogan deklaroi se “Turqia nuk dëshiron të drejtat dhe territoret e vendeve të tjera, por do të vazhdojë kërkimet në Mesdhe dhe Detin e Zi dhe do të mbrojë ‘të drejtat e turqve dhe turqve qipriotë’.”

Më herët Gjermania dhe Franca, dy vendet më me ndikim në union, i lanë afat Ankarasë që të tërhiqet dhe të nisë dialogun me Greqinë për konfliktin detar, por deri tani Turqia nuk ka bërë asnjë hap pas. Sakaq Turqia nuk e mori për bazë thirrjen e SHBA-së dhe NATO-s që të heqë dorë nga sistemi rus i mbrojtjes S-400 pas provës që bëri Ankaraja duke sfiduar hapur Perëndimin.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top