MC Networking

Basha në konferencë: Shteti të ndihmojë qytetarët për të përballuar COVID-19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë edhe sot në një konferencë për media, ku i ka kërkuar qeverisë të ndihmojë qytetarët për të përballuar COVID-19.

 “Asnjë medikament për trajtimin e COVID nuk rimbursohet dhe ky është krim i pafalshëm.

Lideri i opozitës akuzoi qeverinë se nuk po jep buxhet të mjaftueshëm për sistemin shëndetësor në vend si dhe nuk i ka ofruar asnjë ndihmë të prekurve me COVID-19.

“Dy krizat janë kriza shëndetësore dhe ajo ekonomike. Kam marrë me qindra, mijëra sms gjatë këtyre ditëve nga qytetarët, të cilët thonë se “pse lodhesh, ai s’ka bërë gjë për këto 8 vite, s’do bëjë gjë më”. Unë dua t’u them se nuk do të lodhëm duke përsëritur kërkesën që shtetit shqiptar t’u kthejë qytetarëve shqiptarë paratë e taksave të tyre në formë mbështetje që kanë sot nevojë. Sot qytetarët që kanë nevojë për testin e covid, s’e bëjnë dot. Qindra të tjerë s’kanë mundësi q të marrim mjekimin e duhur. S’kanë mundësi financiare për kurimin ndaj covid-it. Mijëra qytetarë nuk i sigurojnë dot shportën ushqimore, ata presin ndihmë nga shteti. 1/3 shqiptarë nuk e përballojnë dot jetesën. Shumica e bizneseve janë në prag falimentimi. Nuk do të lodhem duke përsëritur që shtetit shqiptar të kryejë detyrimin ndaj shqiptarëve dhe të vërë në lëvizje këto fonde. Siç e bëri të ditur dhe zëri i Amerikës, se numri i testimeve ka rënë, është rritur numri i të infektuarve. Asnjë medikament që jepet për të trajtuar COVID-in nuk rimbursohet. Mosrimbursimi i ilaçeve në këto kushte është i pafalshëm. Kjo është çështje jete, çështje shëndeti. Kemi 2 javë e gjysmë që kërkojmë që sistemi i shëndetësisë të vihet në alert të plotë, por nga kulluqet e zyrave bëjnë propagandë. Sot që flasim buxheti i sistemit të shëndetësisë vijon të jetë sa gjysma e buxhetit të shëndetësisë në Maqedoni. Paratë po përpihen nga aferat korruptive.”, tha Basha.

Kreu i PD Lulzim Basha nuk ka ndalur as në konferencën e sotme akuzat për incerenatorët, duke thënë se pas 25 prillit, për aferat të cilat i quan korruptive do të ketë përgjegjës që edhe mund të jenë në burg.

"Çdo kontratë e inceneratorëve e lidhur në kushtet e korrupsionit është e pavlefshme. Brenda javës së ardhshme do ta shpalosim këtë plan.

Të gjithë në këtë aferë “inceneratori i Elbasanit" mbase do të jenë dhe të dënuar nesër. E kapi gazetari me presh në duar Ramën kur i tha se energji ke punuar me këtë. inceneratori i Elbasanit, si i fierit janë afera të pastra mafioze. I Elbasanit nuk punon, sado pak energji prodhon ai nuk punon. Kanë marrë 75 milion euro të shqiptarëve dhe ia kanë dhënë një neriu të vetëm. PD nuk ia mbyll dot gojën. Pas 25 prillit të gjithë do të jenë nën akuzë.

Është e qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e le me qëllim krizën të përparojë. Këto para që shërbejnë për të forcuar shëndetësinë, i vjedh. Këto janë llogari të grupit të strukturuar të Ramës. Pse ti paguaj 20 mijë lekë çdo pensionisti. Llogaria e Ramës ta çojë gjendjen sa më keq. Lekët e koncensionarve do ti përdorë për të blerë votat e qytetarëve. Kjo e bëna të një kriminel në raport me shëndetin, ekonominë dhe jetën  e njerëzve. është kolaps, një vend pa institucione. Vendi ka mbetur në  dorë të një bande që përditë po mbrojnë afera si ato që kemi denoncuar, duke i grabitur popullit miliona euro. Grup i struktutuar kriminal. E dinë fare mirë se çfarë i pret pas 25 prillit", tha Basha.

Basha ka bërë thirrje sërish që qeveria të zbatojë planin me 5 pika të propozuar nga PD-ja për të mbështetur qytetarët.

Kjo paketë ka një shtrirje për një periudhë 6 mujore dhe siç kryedemokrati bëri me dije kap shifrën e 312 mln euro, ose 52 mln euro në muaj. Ky plan është i përbërë nga 5 pika; mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor; arsimi i sigurt të fëmijëve; ndihmë për biznesin e vogël. Basha propozoi 20 mijë lekë për pronarët që marrin në punë punonjësin e larguar, dyfishim të ndihmës ekonomike, çek 1000 euro për biznesin e vogël, çek 2 mijë lekë të reja për pensionistët.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top