MC Networking

Tre ambasadorët, 60 minuta në zyrën e Bashës në selinë blu

Tre ambasadorët: ajo e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe janë pritur pasditen e sotme, në orën 15:00, në selinë blu. Në emër të Ambasadës Amerikane, në PD ka mbërritur zëvendësambasadorja Leyla Moses Ones, si edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori britanik, Duncan Norman.

Treshja e ambasadorëve zhvilloi një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, dhe anëtarët e Këshillit Politik të opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.

Takimi vjen një ditë pasi opozita bëri të ditura qëndrimet e saj në Këshillin Politik.

Opozita propozon të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve, ndërsa përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri, u ka kërkuar që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në lista të hapura.

Pas takimit me ambasadorët, opozita e bashkuar kërkon thirrjen e mbledhjes së Këshillit politik, nesër në orën 10:00. Në mbledhje do të paraqitet kërkesa për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR.

Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë: Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00. Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme”, thuhet në kërkesën e firmosur nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top