MC Networking

Atentat me tritol në Tiranë, plagoset rëndë vëllai i Tonin Gjinit! Jaupaj: Po hetohet për hakmarrje (VIDEO)

Një atentat me lëndë plasëse nga persona ende të paidentifikuar ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranën në zonën e Vasil Shantos. Objektivi i atentatit ka qenë Prend Gjini, i vëllai i Tonin Gjinit, i vrarë një vit më parë për trafik të lëndëve narkotike.

Shpërthimi ka shkaktuar kaos dhe frikë te qytetarët e shumtë që gjendeshin në vendngjarje në ato moment, ndërsa dy prej tyre edhe janë plagosur. Sipas të dhënave të para, nga shpërthimi është plagosur edhe Silvano Barbadoni edhe një shtetas italian, i cili ishte në urë kur ndodhi shpërthimi.

Përsa i përket objektivit të atentatit, Prend Gjini, ai është dërguar me urgjencë në spital.

Pavarësisht shpërthimit të fuqishëm, ai fatmirësisht ka mbërritur me shenja jeta në spitalin e Traunës, ndërsa nuk dihet saktësisht gjendja e tij.

Tonin Gjini, pjesë e grupit të Met Kananit, trafikoi drogë në Turqi. Ai u vra në atentat në 12 gusht 2019 në Rrëshen.

Ndërkohë drejtori i policisë së Tiranës Rebani Jaupaj, për ngjarjen është shprehur:

“Në orën 19:00 sapo mjeti është futur në urë me drejtues Prend Gjinin ka ndodhur një shpërthim që dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hetimor me specialistë të Krimeve të Rënda nën drejtimin e policisë kriminale në bashkëpunim edhe me një qark tjetër ku po kryejmë hetime. Po hetojmë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Kemi ngritur edhe pistat e hetimit për të cilat dyshojmë që ka ndodhur kjo ngjarje. Ka pista për një hakmarrje midis personit që është dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës.”

Forcat xheniere janë në vendin e ngjarjes për të konfirmuar nëse në origjinë të shpërthimit qëndron eksplozivi. Sakaq një grup i FNSH-së është nisur drejt Mirditës aty ku janë edhe dy familjet Gjini dhe Reçi, të cilët duket se vazhdojnë një histori hakmarrje. Prend Gjini është autori i dyshuar për vrasjen e Kastriot Reçit në janar të këtij viti, ndërsa ai është arrestuar për këtë ngjarje, por më pas është lënë i lirë.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top