MC Networking

Në 24 orë, 152 raste të reja me Covid-19 (VIDEO)

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë për koronavirus 152 pacientë nga 810 testime të kryera.

Përgjatë kësaj kohe janë shënuar edhe dy viktima:një 57-vjeçar dhe një 65-vjeçare nga Tirana.

Ndërkohë, janë shëruar 53 persona, duke e çuar në 6668 numrin e atyre që e kanë fituar betejën me virusin.

Aktualisht, në spitalet Covid janë të shtruar 171 pacientë. 18 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 8 janë të intubuar.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon:

68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.
 

Statistika

Testime totale 75576
Raste pozitive 11672
Raste të shëruara 6668
Raste Aktive 4664
Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2366
Durrës 520
Shkodër 362
Lezhë 267
Elbasan 248
Korçë 209
Fier 192
Vlorë 170
Kukës 140
Berat 92
Dibër 51
Gjirokastër 47

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top