MC Networking

Krim në familje në Bathore, kunati vret kunatën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bathore.

Ngjarja ka ndodhur ne rrugën "Apllonia", ku pas një konflikti të çastit kunati ka vrarë kunatën.

Sipas policisë,  A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, J.H. 

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top