MC Networking

Maqedonia regjistron shtatë të vdekur dhe 137 të infektuar të rinj me koronavirus

Situata vijon të jetë e rënduar në Maqedoninë e Veriut nga pandemia e koronavirusit.

Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 7 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 493. Bëhet fjalë për dy pacient nga Shkupi dhe nga një pacient nga Makedonski Brod, Kërçovë, Manastir, Dibër dhe Shtip.

Nga 1.621 persona të testuar si të dyshuar me Covid-19, 138 prej tyre kanë rezultur pozitivë.

Prej rasteve të reja 47 janë në Shkup, 17 në Kumanovë, 10 në Dibër, 16 në Shtip, nga dy në Tetovë dhe Prilep, nga 5 në Veles dhe Manastir, Ohër 2, Kavadar 1, Gostivar 10, Kriva Pallankë 1, Koçani 5, Probishtip 1, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 6, Vinicë 2, Kratovë 1, Kërçovë 3 dhe Resnjë 1.

Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut 493 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithsëm i të infektuarve ka shkuar në 10.891.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top