MC Networking

10 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit kanë vdekur 10 pacientë me COVID-19 duke çuar numrin e përgjithshëm në 237.

Sipas IKSHPK-së, të gjithë pacientët që humbën betejën me koronavirusin kishin sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë 224 rastet kanë dalë pozitive nga 434 mostra të marra nga QKUK-ja, spitalet rajonale dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Tutje është njoftuar se në 24-orët e fundit janë shëruar 152 pacientë.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Kaçanik 13 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe komuna Shtime 1 rast.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se janë të detyruar të ashpërsojnë masat, duke parë numrin në rritje të rasteve e po ashtu mosrespektimin e masave.

Ai ka paralajmëruar se konform legjislacionit do të ketë gjoba për gjithë ata që nuk respektojnë masat, pasi duhet ruajtur shëndeti publik.

Zemaj ka bërë të ditur se është krejt ndryshe të menaxhohet pandemia në mbyllje totale, e krejt tjetër kur ke ekonominë e hapur.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top