MC Networking

Maqedonia regjistron katër të vdekur dhe 119 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1.325 testet e kryera, janë regjistruar 119 raste të reja të të infektuarve me Covid-19, dhe atë: Shkup-35, Kumanovë-15, Shtip-17, Prilep-3, Tetovë-4, Strugë-3, Veles-3, Manastir-8, Ohër-3, Kavadar-2, Gostivar-8, Kriva Pallankë-1, Koçanë-1, Demir Hisar-5, Berovë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-8, Resnjë-1.

Sipas raportit ditor të ministrisë, kanë ndërruar jetë katër pacientë, tre nga Shkupi të moshës 65, 66, dhe 73 vjeçe dhe një pacient nga Gostivari i moshës 72 vjeçe.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 10.617 persona, numri i të shëruarve në 6.020. Ndërsa numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë e deri ma tani ka arritur në 4.117.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top