MC Networking

Qeveria e Kosovës ndan nga 300 euro për personelin shëndetësor në luftë me Covid-19

Qeveria e Kosovës vendosi sot për ndarjen nga 300 euro si shtesa mujore për punëtorët shëndetësorë, të cilët janë ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezikut të infektimit gjatë punës së tyre, në trajtimin e pacientëve lidhur me virusin COVID-19.

Sipas ministres së Financave, Hykmete Bajrami, këto mjete do t’u ndahen mjekëve dhe infermierëve për muajt korrik dhe gusht të vitit 2020.

“Ne propozojmë që infermierëve dhe mjekëve t’u ndahen shtesa nga 300 euro. Ky vendim parasheh kompensim për korrik dhe gusht, stafin që kanë qenë aktiv për këta muaj”, tha ajo.

Po ashtu, ajo falënderoi stafin shëndetësor për gjithë kontributin e dhënë.

Ky vendim i Qeverisë vjen pasi që Kushtetuesja ka vendosur për ligjin për Paga.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top