MC Networking

Pesë të vdekur dhe 188 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

 E rënduar vazhdon të jetë situata me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë humbur jetën pesë persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 476.

Nga 1971 persona të testuar si të dyshuar me koronavirus, kanë rezultuar pozitivë 188 prej tyre.

Shpërndarja sipas qyteteve të mëposhtme: Shkup 44, Kumanovë 21, Dibër 1, Shtip 18, Tetovë 24, Strugë 21, Veles 1, Manastir 5, Ohër 6, Kavadar 3, Gostivar 23, Kriva Pallankë 1, Koçan 1, Probishtip 2, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 3, Kërçovë 10, Resnjë 1, Negotinë 2.

Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 10,503.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top