MC Networking

Pesë viktima dhe 102 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se brenda 24 orëve, nga gjithsej 1356 testime të realizuara, 102 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 jetë kanë ndërruar 5 pacientë ndërsa 99 pacientë janë shëruar.

Pesë persona që kanë ndërruar jetë janë: një pacient nga Shkupi (70 vjeç), një pacient nga Kërçova (72 vjeç), një pacient nga Kumanova (64 vjeç), një pacient nga Prilep (48 vjeç) dhe një pacient nga Shtipi (76 vjeç). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sa i takon rasteve të reja, ato janq paraqitur në: Shkup-39 raste , Kumanovë-11, Shtip-13, Prilep-3, Tetovë-2, Strugë-2, Manastir-6, Ohër-3, Kavadar-3, Gostivar-8, Radovish-1, Koçani -1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Vinicë-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-4. Sot, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 99 pacientë të shëruar nga: Shkupi-49, Shtipi-2, Tetova-10, Struga-17, Ohri-15, Gostivari-2, Strumica-1, Koçani-1, Kërçova-1, Resnja-1.

Me rastet e reja, numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoni shkon në 10315,  prej të cilëve 5663 janë shëruar ndërsa 471 persona kanë humbur betejën me sëmundjen Covid-19. Për momentin në vend ka 4181 raste aktive.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top