MC Networking

Ministrja Stublla del kundër qeverisë së saj: Kërkimi i testit negativ për hyrjen nga Shqipëria, absurd! (VIDEO)

Ministria e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj  Stublla përmes një postimi të bërë në Facebook, propozimet për vendosjen e masave të reja në luftën kundër përhapjes së COVID-19, për të kërkuar test negative për hyrjen nga kufiri me Shqipërinë janë absurde.

"Propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde, thënë më së paku.

Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetëizolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë.

Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellur vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj KUNDËR këtij propozimi.

Masat e rekomanduara nga IKSHP, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza.

Higjienë, distancë dhe maskë! Kaq e thjeshtë".

Sipas masave më të reja parandaluese anticovid, bëhet e ditur se në Kosovë se që nga 30 korriku të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës (qytetarët me leje qëndrim, leje qëndrim të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19 me testin RT-PCR në Sars COV-2, në të kundërtën obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top