MC Networking

Kosova shtrëngon masat, e përfshirë edhe Shqipëria: Kush futet në kufi 7 ditë vetëkarantinim

Shifrat rekord të koronavirusit, si për rastet e reja ashtu edhe për fatalitetet, ka bërë që qeveria e Kosovës të nisë ashpërsimin e masave, në mënyrë për të parandaluar përhapjen. Së fundmi nga mediat atje është mësuar se duke nisur nga 30 korriku do të ketë kufizime në doganë, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Në dokumentin e zbuluar për këtë çështje thuhet se qytetarët e Kosovës apo të tjerë të cilët hyjnë nga pikat doganorë të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë do të duhet të vetëkarantinohet për 7 ditë.

Kjo pritet të ketë një ndikim të madh edhe në turizmin shqiptar pasi këtë sezon të kushtëzuar mbi 1 milionë turistë nga Kosova kanë vizituar vendin.

Po ashtu mësohet nga mediat në Kosovë se që nga 30 korriku të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës (qytetarët me leje qëndrim, leje qëndrim të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19 me testin RT-PCR në Sars COV-2, në të kundërtën obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top