MC Networking

Yuri Kim thirrje klasës politike: Luftoni korrupsionin

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim të hënën ka marrë pjesë në konferencën e Dhomës Amerikane për Klimën e Biznesit, ndërsa i bëri thirrje Qeverisë dhe të gjithë klasës politike që të bashkëpunojnë dhe të luftojnë korrupsionin.

Kim theksoi se duke përmirësuar klimën politike në vend, Shqipëria mund të tërheq investimet si dhe të krojojë një standard më të mirë jetese për shqiptarët.

Ajo u shpreh, më tej, se rritja e investimeve në Shqipëri është një nga tre prioritetet e saj dhe për këtë ajo do të punojë fort që një gjë e tillë të ndodhë.

Ambasadorja u bëri thirrje të gjitha institucioneve të bashkëpunojnë për të korrigjuar gabimet e bëra deri më tani.

 “Lidhur me klimën e biznesit dhe kemi marrë mendime nga shumë investitorë. Rritja e mundësive të biznesit të amerikanëve është një nga prioritetet e mia këtu në Shqipëri”, tha Kim.

Sipas saj,anketimi tregon një rënie në klimën e biznesit 2019, përveç tërmeteve, ka edhe pengesa strukturore që bëhen pengesë.

“Disa problematika janë: Klima politike, Konkurrenca e padrejtë, Korrupsioni. Në tre prioritetet që kam që është rritja e marrëdhënieve për mbrojtjen dhe rritja e investimeve, secila ndikohet nga korrupsioni, shpresoj që komiteti i biznesit do të shikojë për zgjidhje praktike. Pres të shoh vizionin e dhomës amerikane për rritjen e investime, si do rritet punësimi dhe si do të tërhiqen investimet amerikane. Janë pyetje për dhomën amerikane dhe për qeverinë”, tha ajo.

Ambasadorja theksoi se qytetarët janë të mërzitur nga deklaratat dhe kërkojnë politika të caktuara për të arritur një standard të mirë jetese.

Shqiptarët duan zgjidhje dhe që udhëheqësit të punojnë së bashku dhe qeveria të mundësoj një të ardhme më të mirë, të luftohet korrupsioni dhe të kenë një ekonomi më të mirë. Sërish ju sfidoj të gjithëve që ta përdorni raportin e sotëm për të korrigjuar gabimet. Populli shqiptar do rezultate, vizion dhe mbetem besimplotë se politika shqiptare është e aftë ta kalojë këtë sfidë, SHBA do ju mbështes gjithmonë”, tha Kim.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top