MC Networking

Thaçi: Nëse aktakuzat vërtetohen, jap dorëheqjen. Jo rastësi që ndodhi teksa nisesha në Uashington

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ashtu siç kishte lajmëruar, ka mbajtur sot qëndrimin e parë për aktakuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit Special për krime lufte, së bashku me kreun e PDK-së Kadri Veseli. Thaçi ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse këto aktakuza vërtetohen, për t’u përballuar me drejtësinë jo si president.

Gjithsesi Thaçi ka mohuar çdo akuzë, duke deklaruar se lufta me Serbinë ka qenë brenda rregullave dhe plumbit të armikut i është përgjigjur me plumbin e dëshirës së madhe për liri. Rregulli i vetëm që ka thyer, sipas Thaçit, është rregulli i Sllobodan Milloshevicit, për të cilin është krenarë që së bashku me bashkëluftëtarët e ka shporrur.

“Duhet të zbardhet çdo akuzë, çdo krim. Bashkëqytetarë të mi, shumë bashkëluftëtar janë akuzuar, por në fund kanë shkëlqyer mbi plehun e hedhur. Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë. Edhe po t’u ktheja në kohën e Milloshevicit plumbit të tij do ti ktheja plumbin e etjes për liri. Do të përballem me një ngjykatë që kam dhënë mbështetjen politike dhe me votë. Kush thotë se jam sabotues i kësaj gjykate është tendecioz.

Të dashur qytetarë do të isha njeriu më o lumtur nëse bashkësia ndërkombëtare adreson të njëjta probleme si me Kosovën dhe ndaj Serbisë. Padyshim dhe ne kemi gabime, unë i pari, dhe bashkë me mua krejt udhëheqësit politik në Kosovë.

Heshtja e Serbisë dhe bashkisë ndërkombëtare tregon gjithçka. A mos vallë duhet të presim edhe ditën për t’i kërkuar falje Serbisë për gjenoncidin e kryer ndaj nesh. Askujt në Serbi nuk i kërkohet llogari për krimet e luftës. 

Qytetarë të nderuar në këto dy dekada kamë patur mbështetjen e jush, por padashje mund të kem bërë ndonjë gabim. Kam luftuar me bashkëluftëtarët me pushkë dhe diplomaci. Kam punuar për paqe me rajonin dhe Serbinë. Sot jetoj edhe për ata shokë që kam varrosur gjatë luftës. Ne nuk shkuam në luftë për të marrë pushtet, por për të jetuar të lirë. Mund t’ju them se më shumë kisha drojë nga korridoret e institucioneve se sa nga shtigjet e luftës.

Sot nuk dua të rendis arritjet e mija, sepse ky nuk është moment lumtumire. Nuk ka patur dhe nuk ka mundur të ketë në drejtim të Hashim Thaçit një adresim për shkelje ligji. I vetmi ligj që kam shkelur është ai i si të gjithë kosovarëve, shporrja e Milloshovicit.

Të nderuar bashkëqytetarë, Kosova po hyn në një kapitull të ri, por aspak të lehtë. Nuk e di a ishte rastësi apo intrigë që në mes të rrugës për Uashington të dalë aktakuza. Rrugën ma ndërprenë, por SHBA-ja është shtëpia e lirisë së Kosovës. Aktakuza e pa vërtetuar është skandal i madh.  

Ajo komunikatë hodhi në erë dhe pamundësoi takimin në SHBA, për ‘paqe’ mes Kosovës dhe Serbisë. Me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë, por nëse aktakuzat vërtetohen atëherë do të jap dorëheqjen.”

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top