MC Networking

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Biznesi, rënia më e madhe në 8 vite (VIDEO)

Në një konferencë të zhvilluar ditën e sotshme, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, në prani edhe të Ambasadores Amerikane, ka raportuar mbi Indeksin e Besimit, që mat klimën e biznesit në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Z. Enio Jaço ka shprehur se indeksi i sotshëm ka njohur rënien më të madhe në 8 vjet, duke shkuar në 38 pikë nga 100 maksimalet.

Sipas tij, është dyfishuar numri i anëtarëve të Dhomës që mendojnë se në Shqipëri ka një klimë të pafavorshme biznesi.

”Kompani që përfaqësojnë 20-25% të ekonomisë shqiptare. Kemi një pjesëmarrje shumë të lartë në Indeks, 70% e kompanive kanë marrë pjesë, dhe është pjesëmarrja më e lartë në 8 vite. Kompanitë përfaqësojnë 16 sektorë të ndryshëm, turizmi, ekonomi, ndërtim, telekomunikacion. Indeksi ka një rënie prej 38 pikësh, nga 100 të mundshme, rënia më e madhe. Një nga për të qenë i saktë, shkalla është nga 0-100. Thjeshtësuar mund ta cilësojmë mbi 50 klimë e favorshme nën 50 e pafavorshme. Klima ka qenë e pafavorshme. 66% e anëtarëve të dhomës së tregtisë e konsiderojnë klimën të pafavorshme, 26% neutrale. Indikatori më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Situata me monopolet, tregti e pandershme, ka pasur dhe një përkeqësim. Ka pasur një trend negativ në 8 vite, gjetja e stafit të kualifikuar. 70% e anëtarëve tanë kanë pasur probleme me klimën e biznesit”– ka thënë ai.

Duke shpjeguar arsyet pse është rënduar klima e biznesit në vend Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, numëron si arsye monopolet, tregtinë e pandershme, klimën politike, dhe mungesën e stafeve të kualifikuar të forcave të punës. 

Jaço konfirmoi në fjalën e tij se në dy vitet e fundit Indeksi ka rënie. Sipas tij, situata post- Covid do jetë e jashtëzakonshme por hapja e mundshme e negociatave për Shqipërinë mund të jetë një oportunitet shumë i madh për biznesit.

Duke folur për aspektet pozitive të klimës së të bërit biznes, Jaço përmendi rritjen e besimit tek institucionet e doganave dhe tatimeve.

“Por ka dhe lajme të mira. Anëtarët tanë ndjejnë një konfidencë më të madhe tek institucionet e doganave dhe tatimet. Të dyja këto elemente qëndrojnë tek 60 pikët si nivel. Dua të falënderoj Gjon Bardhin e Doganave dhe Delina Ibraimajn nga Tatimet. Anëtarët e shohin të ardhmen pozitive. Ne i pyesim jo vetëm për aktualitetin por edhe për të ardhmen. Ata shprehen optimistë. Me hapjen e mundshme të negociatave është oportunitet i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Rezultat e Indeksit nuk janë të mira, dhe duhet të vendosemi në një situatë aktive. Situata post- Covid do të jetë e jashtëzakonshme. Të punojmë së bashku, sidomos privati, të punojë ngushtë me institucionet publike. Shqipëria është vendi më atraktiv për investime të huaja.”- tha Enio Jaço.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top