MC Networking

Zbulohet geni i dobësimit, një person në 500 mund ta ketë

Të hash sipas dëshirës dhe të mos shëndoshesh, kjo është dëshira e të gjithë atyre që “luftojnë” me peshën. Por një fizik i mirë është edhe ccështje genetike. Një ngushëllim i vogël pas karantinës vjen nga Universiteti British Columbia në Kanada, aty ku u izolua geni i të qenurit i dobët.

Studiuesit identifikuan sekuencën gjenetike që mban linjën, ose më saktë, që lejon disa njerëz të qëndrojnë të dobët pavarësisht se ushqehen njësoi si të tjerët. Studimi, i botuar në revistën shkencore Cell, ekzaminoi 47 mijë njerëz në Estoni, duke lejuar kështu të identifikojë pjesën e ADN-së që luan një rol kryesor në rregullimin e shpenzimeve të energjisë.

“Ne të gjithë i njohim këta njerëz: është rreth 1% e popullsisë", thotë Josef Penninger, drejtor i Institutit të Shkencave të Jetës dhe profesor i departamentit të gjenetikës mjekësore të Universitetit të Kolumbisë Britanike. "Ata mund të hanë gjithçka që dëshirojnë dhe të jenë metabolikisht të shëndetshëm. Ata hanë shumë, nuk bëjnë sport të rregullt, por pavarësisht gjithçkaje ata thjesht nuk shtojnë peshë”. Një pasuri që disa e kanë edhe nuk e kuptojnë se e kanë.

Ekipi i Penninger ekzaminoi të dhëna nga biobanku Estonisht, i cili përfshin 47,102 persona të moshës 20 deri në 44 vjeç, dhe krahasuan mostrat e ADN-së me të dhënat klinike të subjekteve të shëndetshëm dhe të ligët në krahasim me peshën normale dhe mbipeshën, duke zbuluar kështu praninë e vazhdueshme të gjenit Alk aktiv në ata që peshojnë më shumë.

Rëndësia e geneve Sirt ështe i njohur tashmë, në qendër të shumë "dietave" që premtojnë humbjen e peshës duke riaktivizuar metabolizmin. Alk, nga ana tjetër, gjithmonë është konsideruar një onkogjen, (një gen që në rrethana të caktuara mund të shndërrojë një qelizë në qelizë tumorale), ose një gen që ndryshon shpesh duke shkaktuar lloje të ndryshme të tumoreve, siç është kanceri i mushkërive. Por deri më tani roli i tij nuk ishte i njohur jashtë asaj neoplastike.

Ky zbulim i ri sugjeroi që geni në fjalë mund të luante një rol qendror në shtimin e peshës: thjesht "fikeni" ose frenoni, për të qëndruar në formë të mirë trupore. Studimet tek minjtë kanë sugjeruar gjithashtu që geni Alk ka perqindje të lartë në tru, nga i cili kontrollon indet dhjamore për të djegur dhjamin nga ushqimi apo jo. Tani, terapitë dhe studimet mbi këtë gen mund të ndihmojnë shkencëtarët të luftojnë mbipeshën.

"Nëse mendoni për këtë, është realiste të jesh në gjendje ta fikim Alk-un për të parë nëse ne humbim peshë," thotë Penninger. "Frenuesit për Genin Alk tashmë përdoren në trajtime antikancerogjene."

Për ta arritur këtë, padyshim, kërkime dhe eksperimentime të mëtejshme do të jenë të nevojshme, duke u nisur nga neuronet që përmbajnë genin Alk duke rregulluar trurin në nivelin molekular, për të balancuar metabolizmin dhe promovuar uljen në peshë.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top