MC Networking

Vdekja e punëtorit në Yzberisht/ Asnjë koment nga kompania zbatuese "Altan-Sed" (VIDEO)

Rënia nga skela e punëtorit të ndërtimit në një pallat në zonën e Yzberishtit dy ditë më parë, i shtohet rasteve të viktimave që po humbin jetën në kantierët e ndërtimit. Problematikë e madhe mbetet siguria në punë sa i takon sektorit të ndërtimit, pasi një pjesë e kantierëve nuk zbatojnë kushtet teknike.

STUND UP: “Ne kete pallat prapa kraheve te mi ka humbur jeten nje punetor ndertimi 35 vjec me inicialet A.K. Sipas policisë, punetori ka rënë nga lartësia i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.Policia ka arrestuar inxhinierin e firmës ndërtuese.”

Roja i kantierit ku humbi jetën 35 vjeçari shprehet se nuk din gjë për ngjarjen.

 ROJA, (s'di gjë unë se rrij ktu te dera, nuk hyj brenda…)

Firma investititore e këtij pallati është L.T.E CONSTRUCTION, e cila bën investimin për të gjithë kompleksin e banimit dhe shërbimit në rrugën 3 dëshmorët në Yzberisht. TvT kontaktoi përfaqësuesit e kësaj kompanie, por ata refuzuan të japin një koment mbi rrethanat e vdekjes së të riut, duke thënë se janë thjesht investitorë.

 “Nuk është përgjegjësi e jona pasi jemi firma investitore”. 

TvT tentoi të kontaktonte me kompaninë zbatuese për kryerjen e punimeve ALTAN-SED, por ishte e pamundur.

Punimet në këtë kantier janë pezulluar, ndërkohë që të vetmit që qëndrojnë pranë derës janë rojet e kantierit. Mbi inxhinierin e arrestuar rëndon akuza “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top