MC Networking

Të kesh një qen sjell përfitime në shëndetin mendor dhe fizik

Kur thonë se qeni është miku më i mirë i njeriut, kanë të drejtë. Kjo e vërtetë del edhe në dritën e studimeve të reja shkencore që tregojnë përfitimet e panumërta që ka mbajtja e një qeni për shëndetin tonë, si mendor ashtu edhe fizik.

Ende është e paqartë se kur njerëzit filluan të mbajnë qen si kafshë shtëpiake për herë të pare, por një studim pretendon se, të paktën në Europë, qentë u trajtuan si kafshë shtëpiake 20,000-40,000 vjet më parë.

Vetëm vitin e kaluar Medical News Today botoi një studim ku sipas të cilit ata që mbajnë qen zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së parakohëshme të paktën deri në një të tretën.

Gjithashtu, studiuesit e Universitetit të Harvardit në Kembrixh, MA, sugjerojnë që pronarët e qenve kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Sipas një shkrimi të botuar në Gazetën e Aktivitetit Fizik dhe Shëndetit, pronarët e qenve kanë më shumë të ngjarë të ecin për qëllime të kohës së lirë sesa pronarët që zotërojnë mace.

Përfitimet emocionale dhe fizike

Para së gjithash, përfitimet janë emocionale. Qeni në fakt, për shumicën e pronarëve të tij, përfaqëson shumë më tepër sesa një kafshë e thjeshtë, dhe është me të vërtetë një pjesë integrale e familjes: i pari që ju përshëndet në mëngjes, dhe i fundit që thotë natën e mirë para se të bini në gjumë. Në këtë kuptim, ndihmon për të hequr të gjitha çrregullimet që lidhen me sferën psikike si vetmia ose stresi i lartë.

Të pasurit një qen ndihmon në largimin e depresionit, veçanërisht në rastin e personave të moshuar.

Sipas studiuesit Karen Walker, profesor në Universitetin Buffalo, trupi i përgjigjet më mirë stresit tek individët që janë në kontakt të ngushtë me një qen.

Në fakt, sipas disa studiuesve italianë, këto ndihmojnë në uljen e përqindjes së kortizolit, hormonit të stresit, në këtë drejtim mund të jetë i dobishëm edhe në trajtimin dhe ndërveprimet midis fëmijëve që vuajnë nga autizmi, pasi i bën ata më të shoqërueshëm dhe më pak agresivë.

Prania e vazhdueshme e një qeni në jetën tonë është e dobishme për zemrën, ky është një parim i njohur tashmë prej disa kohësh, aq sa studimet e para mbi këtë temë datojnë që para 30 vjetësh nga studiuesi amerikan Erika Friedman.

Gjithashtu është e qartë se si pronarët e qenve priren të ushtrojnë më shumë. Në fakt, të gjithë qenët kanë nevojë për një sasi të caktuar të lëvizjes ditore, gjë që detyron edhe të zotin më dembel të dalin së paku tre ose katër herë në ditë për të ecur. Kjo gjithashtu garanton pronarëve një sasi të caktuar të lëvizjes dhe sportit të përditshëm.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top