MC Networking

Meta: Drejtësia, maskat kanë rënë, Rama: Urgjent në tryezë me karta të hapura (VIDEO)

Mjaftoi ky postim i ambasadores amerikane Juri Kim për pazare në kurriz të reformës në drejtësi që presidenti Meta të dalë në një konferencë të posaçme për të thënë se nuk është ai që bën lojëra në kurriz të Reformës në Drejtësi, duke e drejtuar gishtin nga kryeministri.

“Maskat kanë rënë dhe përgjegjësinë për Reformën në Drejtësi ta mbajnë ata që luajnë fshehurazi. Unë luaj hapur”

Kreu i shtetit prezantoi draftin e tij prej 14 pikash për daljne nga kriza politike, që sipas tij u është paraqitur në tavolinë edhe ambasadorëve europianë të akredituar në vendin tone.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Rama. Me anë të një postimi në twitter, në të mirë të integrimit të vendit sic e theksoi kryeministri,  kërkoi mbledhje urgjente në tavolinë të palëve të përfshira, duke përdorur edhe në këtë postim simbolikën e teatrit.

“Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t'i vëmë pikat mbi "i" të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la”.

Rama vijon duke thënë se në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s'ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura”.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top