MC Networking

Basha, Kim dhe Mediu për modelin danez (VIDEO)

I bindur se rrëzimi i teatrit ishte manovër e kryeministrit për të mbajtur opozitën e bashkuar jashtë reformës zgjedhore, Lulzim Basha la të kuptohet se PD dhe partitë që e ndjekin nuk do bien në këtë kurth. Menjëherë pas një takimi me aleatët ai konfirmoi se përfaqësuesit e opozitës do të jenë në tryezën e reformës.

“ Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar TK do të shkatërronte dhe Reformën Zgjedhore dhe të merrte peng procesin e integrimit tani doli zbuluar. të gjithë e kanë parë këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë Reformës Zgjedhore dhe integrimin e vendit.  Ne nuk do ta braktisim Reformën Zgjedhore. Nuk jemi larguar asnjëherë që tani të rikthehemi. Nuk e kemi braktisur asnjëherë tryezën”. 

Ndonëse Basha nuk pranon të jetë larguar nga tryeza për Reformën Zgjedhore, me argumentin se kjo gjë vonon largimin e Ramës, ka reaguar dhe Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila thotë se mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. presim që liderë të tjerë të tregojnë udhëheqje të ngjashme.

 Por i pyetur për modelin danez, propozimimi i ambasadores amerikane Yuri Kim për implementimin e modelit  zgjedhur i hedhur në diskutim,  Basha ka thënë se nuk ka një propozim të tillë amerikan.

Por propozimimi i ambasadores amerikane Yuri Kim për implementimin e modelit danez shihet me skepticizëm nga kryetari i Patrisë Republikane Fatmir Mediu. Sipas tij, e gjithë pengesa është vullneti politik i palëve.

Pro këtij modeli është edhe ish- kryetari i komisionit qendror te zgjedhjeve Kristaq Kume.  Sipas tij ka ardhur koha që rotacioni politik të zhvillohet në kushtet e reja dhe se vullneti politik duhet kërkuar tek shumica.

Modeli danez është një prej varianteve të propozuara që ende nuk është marrë në shqyrtim nga palët dhe në thelb të tij ka sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top