MC Networking

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestë tek pedonalja! Në Durrës firmoset peticioni

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon një protestë në hyrje të pedonales.

Ndërkohë në Durrës qytetarët nënshkruan peticionin ku kërkohet rindërtimi i Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

"Teatri duhet të ndërtohet aty ku ishte dhe sic ishte. Shembja ishte kriminale totalisht", u shpreh një qytetare.

18:20h Nga Durrësi, Budina: Ngrini kokën, të bashkohemi që presidenti të shpërndajë Parlamentin

Regjisori Edmond Budina të premten i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen për të rrezuar qeverinë, e cila shembi Teatrin Kombëtar.

Nga Durrësi, Budina tha se nëse i gjithë populli ngrihet dhe bashkohet, presidenti Meta do t’a shpërndajë parlamentin.

Në 17 maj u vra demokracia, u vendos diktatura e mafies, prandaj ne jemi këtu, të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë antikombëtare. A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar. E kanë shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Ne të gjithë duhet të ngrihemi, të protestojmë dhe ta largojmë këtë bandë. Ky parlament është i paligjshëm, duhet të shpërndahet sa më parë. Presidenti e tha, nëse populli do të ngrihet i gjithi ai do ta shpërndajë parlamentin. Prandaj mos kini frikë, ngrini kokën. Ata përpiqen me çdo mënyrë dhe kusht që të futin përçarje mes popullit. Të ngrihemi dhe ta përmbysim këtë klikë”, tha ai.

Ndërsa Robert Budina i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shesh, deri në largimin e qeverisë.

Po të rrini në shesh keni të drejtën tuaj. Ju lutem mblidhuni këtu. Do na jepni krahë. Ne duam të kthejmë tempullin e protestës, jo vetëm të kulturës. Mos i lini këta kafshë t'ju lënë pa bukë”.

 16:52h Aleanca për Teatrin thërret protestë sot prej orës 19.30

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur për sot një protestë. Njoftimi i sotëm është bërë në çastet e fundit menjëherë pasi punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë rrethuar zonën ku dikur ndodhej godina e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

Në njoftimin zyrtar, Aleanca shkruan se do të përpiqen që të ndalojnë fillimin e punimeve për të fshehur edhe provat nga ajo që ata quajnë ‘skenë krimi.’

“Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!,”-shkruhet në njoftim.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top