MC Networking

Si ndikojnë pijet me sheqer në organizmin e femrave

Konsumi i një pije në ditë rrit rrezikun kardiovaskular për gratë. Sipas rezultateve të një studimi të madh në Kaliforni mjafton vetëm një pije me sheqer në ditë për të rritur në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kjo është demonstruar nga një studim mbresëlënës i filluar që në vitin 1995 dhe i kryer nga studiues të Universitetit të San Diego në Kaliforni. Kërkimi përfshiu më shumë se 106,000 gra dhe u shfaq në Revistën e Shoqatës Amerikane të Zemrës “Journal of the American Heart Association”.

Studiuesit për të përmbyllur një punë të shkëlqyeshme tashmë në zhvillim e sipër, kanë rekrutuar mbi 100,000 mësues të moshës mesatare 52 vjeç, të cilët nuk kishin pasur më parë sëmundje kardiovaskulare, as diabet dhe as ndonjë goditjeje tjetër kardiovaskulare. Atyre ju kërkua që të raportonin me besnikëri në një ditar të veçantë se çfarë pinin dhe sa sasi pinin në ditë. Pastaj u krahasuan përgjigjet e tyre me të dhënat mjekësore në lidhje me shtrimet e tyre në spital dhe, veçanërisht, me sëmundjet kardiovaskulare.

Analiza e të dhënave tregoi se subjektet e mësuar të konsumojnë të paktën një pije me sheqer në ditë (domethënë ujë me aromë, çaj, lëngje me sheqer të shtuar dhe pije të gazuara), kishin mesatarisht 26% më shumë ndërhyrje angioplastike ose ndërhyrje të tjera revaskularizimi dhe 21% më shumë goditje kardivaskulare sesa gratë që nuk i pinin rregullisht ato. Dallimet gjithashtu u shfaqën edhe në lidhje me llojin e pijeve të preferuara.

Lëngjet e ëmbëlsuara të frutave ishin më të dëmshmet, me 42% më shumë sëmundje kardiovaskulare tek ato që i konsumonin sistematikisht, ndërsa pijet e  gazuara dhe me sheqer shkaktonin 23%.

Në përgjithësi, në fakt, gratë më të dashuruara me "sheqerin e lëngshëm" ishin më të rejat në moshë, të cilat në shumicën e rasteve shfaqnin simptoma të obezitetit, ose ishin duhanpirëse dhe të mësuara me një dietë jo të shëndetshme.

Ky studim nuk fakton ekzistencën e një marrëdhënie shkak-pasojë midis konsumimit të pijeve me sheqer dhe sëmundjeve kardiovaskulare, por vetëm lidhjen që tek njerëzit që konsumojnë më shumë pije me sheqer, prania e  sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjeve në tru është më e lartë. 

Nuk vërtetohet se konsumimi i pijeve me sheqer janë origjina tyre. Sidoqoftë ka indicie të jetë kështu, theksojnë autorët, sepse sheqeri rrit sasinë e insulinës, gjë  që stimulon rritjen e oreksit, duke lehtësuar marrjen e kalorive të tepërt dhe, rrjedhimisht, rrezikun e mbipeshes, një nga faktorët kryesor të njohur për këtë patologji. Për më tepër, nivelet e larta të sheqernave shkaktojnë pezmatim, stres oksidativ dhe rezistencë ndaj insulinës, pasoja të lidhura rreptësisht me aterosklerozën.

 “Shoqata Amerikane e Zemrës” rekomandon të mos e tejkaloni sasinë ditore të sheqerit që te gratë është e barabartë me 100 kalori (6 lugë çaji ose 25 gram) dhe te burrat 150 kalori (9 lugë çaji ose 38 gram): një kanaçe e një pije normale amerikane 350 ml, përmban 130 kalori, pra 34 gr sheqer.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top