MC Networking

Përse gjatë marrëdhënies disa duan të flasin, të tjerë preferojnë heshtjen?

Fjalë apo heshtje? Gjuhë sensuale, e dhunshme apo e ëmbël? Siklet apo guxim për t’u shprehur?

Jeta intime ka ngjyra të ndryshme emocionale dhe shqisore.

Çdo fjalë, e thënë ose e heshtur, është e lidhur me një dërgim të dyfishtë në botën e pavetëdijshme dhe me imagjinatën erotike të protagonistëve të atij takimi.

Dikush e ka të nevojshme të flasë gjatë një raporti seksual, në atë vend intim poshtë çërçafëve, dhe dikush ka dëshirë për qetësi absolute për të të dëgjuar çdo frymëmarrje, zhurmën e trupit dhe zemrës.

Ka dhe nga ata që duan të flasin dhe të dëgjojnë, por ndihen të turpëruar sepse bazohen në mite dhe tabu.

Në këto raste, çdo fantazi kthehet në heshtje dhe çdo fjalë përtypet para se të kthehet në tingull.

Ekziston një ide se fjalët nën çarçafë duhet të jenë patjetër si fjalori i një filmi pornografik: agresive, të pista, denigruese, por në fakt mund të jenë edhe fjalë më të buta, thjesht të flitet për fantazitë dhe të promovohet zëri. Fantazia e dy partnerëve nëse shprehet në mënyrën e duhur mund të çojë një raport shumë të shëndetshëm.

Fjalët kanë fuqi të madhe, e cila padyshim varet nga përmbajtja e tyre, por edhe nga toni i zërit me të cilin verbalizohen, dhe nga timbri që i shoqëron.

Të flasësh nën çarçafë, është mjaft eksituese, por për t’u zbatuar kërkon një dozë të mirë empatie seksuale midis partnerëve.

Zhveshja e imagjinatës kërkon gjithashtu një dozë dashurie.

Pavarësisht nga përmbajtja, mëkatare ose e këndshme, e guximshme apo e ëmbël, t’i tregosh dikujt me fjalë dëshirat dhe imagjinatat nuk është aspak e lehtë.

Gratë kanë një prirje më të madhe për të qenë verbale, të përdorin zërin dhe fjalët e tyre si një përforcues emocional, nevojë që i përgjigjet sensit më të përdorur në seksualitet: të dëgjuarit.

Të folurit fton partnerin në një lojë fjalësh, psherëtimash dhe intimiteti të përjetuar më bukur.

Përmbajtja verbale nuk është asnjëherë e njëjtë për të gjithë, varet nga përmbajtja e imagjinatës së personave, ose, ajo lind në sajë të çiftit.

Nëse shqisat e tjera, shikimi, prekja përdoren lehtësisht gjatë një marrëdhënie, kur bëhet fjalë për përdorimin e zërit, sikleti zë vendin e iniciativës.

Përdorimi i fjalëve për një çift është si një afrodiziak (stimulues) i fuqishëm për t’u përdorur si erëz në çdo pjatë.

Zëri është emocioni, është joshja që bëhet fjalë.

Verbalizimi i dëshirës, ​​domethënë dashuria dhe dëshira e përkthyer ose e parashikuar me fjalë, konkretizon një eliksir të gjatë të jetës për seksualitetin, i cili përndryshe do të binte në një humnerë mërzitje dhe fizikaliteti.

Një dialog intim është një vallëzim midis fjalëve, pamjeve dhe heshtjes.

Të jesh i zhveshur me ata që i do, jo fizikisht por edhe mendërisht, është padyshim më erotik se një trup i zhveshur. (Botuar në LaStampa, nga seksologe Valeria Randone)

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top