MC Networking

Për 54-vjeçaren Hurley mosha është thjesht një numër

Nuk është sekret që për Elizabeth Hurley vitet duket sikur kalojnë shumë ngadalë. Elizabeth nuk ka ndryshuar aspak që nga koha kur doli në skenë në vitet ’90. Aktorja, modelja dhe gruaja e biznesit prej dekadash ka tërhequr vëmendjen e të tjerëve për klasin dhe bukurinë e saj që nuk njeh moshë.

Elizabeth në fillim u shfaq si aktore me një rol të vogël, por në 1995 asaj do t’i vinin oferta të rëndësishme, siç ishte ai i rolit të Vanenës në “Austin Powers”. Me kalimin e viteve ajo krijoi linjën e saj të rrobave të banjos dhe vazhdon t’i tregojë botës se mosha është thjesht një numër.

54-vjeçarja ka postuar një foto në Instagram, ku ka lënë pa fjalë 1.2 milion ndjekësit e saj, pasi duket shumë vite më e re. Fotot e realizuara një vit më parë në Maldive, Hurley ka vendosur t’i postojë në këto ditë karantine, ndërkohë që momentalisht ndodhet në Angli me djalin e saj 18-vjeçarë.

“Si e shmang kjo grua procesin e plakjes?” ka shkruar njëri nga komentuesit.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top