MC Networking

Izolimi ndryshon zakonet e të ushqyerit në 11 shtete

Izolimi, i cili përveç të tjerash solli si pasojë mbylljen e restoranteve duket se ka pasur disa efekte pozitive në zakonet e 11 mijë qytetarëve në 11 shtete. E mira është se kanë ngrënë më shumë fruta dhe perime, si dhe në përgjithësi ushqime të shëndëtshme, kanë hequr dorë nga ushqimet e gatshme me të cilat ishin mësur, si dhe kanë filluar të gatuajnë duke eksploruar receta të reja më të shëndetshme me më pak shpenzime.  

Për t’u informuar në lidhje me zakonet e personave të detyruar të qëndronin në karantinë ishin studiuesit e Uniervitetit Anversa në Belgjikë. Ata kanë pyetur banorë nga këto shtete: Australi, Beligjikë, Kili, Uganda, Greqi, Brazil, Kanada, Irlande, Hollande, Francë dhe Austri. Pyetja ka qenë se çfarë kanë ngrënë në javët nga 17 prilli deri më 17 maj, duke marrë përgjigje deri diku entuziaste se kishin hequr dorë nga ushqimet gjysmë të gatshme, ose ushqimet e shpejta të konsumuara në restorant.

Sipas Reuters, ushqimet e shpejta me shumë kripë dhe sheqer kanë pësuar një rënie të menjëhershme, edhe pse ushqime të tilla konsumohen në mënyrë masive në momente stresi. Por këtë herë gjërat kanë qenë ndryshe, dhe kjo është vënë re edhe nga produktet e shitur në markete. Shitja e mishit, peshkut dhe alkoolit nuk ka ndryshuar gjatë kohës së pandemisë, ndërkohë është rritur shitja e frutave dhe perimeve, si të freskëta edhe të ngrira.

Sipas studiuesve, një faktor që ka ndikuar në konsumimin e ushqimeve të shëndetshme ka qenë frika për shëndetin, edhe pse nuk është verifikuar një lidhje mes ushqimit dhe Covid-19, shumë persona mendojnë se një dietë e mirë shoqërore mund t’i bëj më imunë, siç ka thënë edhe vetë OBSH-ja. Një tjetër faktor ka qenë edhe përqendrimi i shpenzimeve  në blerje të domosdoshme.

Studimi vazhdon ende dhe do të zhvillohet në gjithsej 25 shtete, por nga të dhënat e deritanishme duket se sjellja është e ngjashme me 11 shtetet e përfunduara tashmë.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top