MC Networking

50-vjetori i Naomi Campbell, një modele pa moshë

Në kohë pandemie edhe festimi i 50-vjetorit të ikonës Noami Campbell nuk është i mundur.

Miqtë e saj kishin menduar të organizonin një festë surprizë në hotelin luksoz Myfair në Londër, qytet ku dhe jeton Noami, por duke qenë se miqtë e saj do të vinin nga e gjithë bota dhe lëvizjet janë të bllokuara, festa nuk mund të organizohet.

Por sigurisht që Noamin nuk mund ta ndal pandemia, ajo ka udhëtuar edhe në këtë periudhë për projektet e saj, por sigurisht e veshur dhe e maskuar deri në detaje me masa mbrojtëse.

Gjatë kësaj periudhe ajo gjithashtu ka bërë një set fotografik “self-shot” me iPhonen e saj dhe nuk i është dashur prania e një fotografi për të realizuar disa foto për Essence, që gjithashtu feston 50-vjet punë.

Fotot e Noamit janë fotot e para të bëra me telefon që do të përdoren si foto kopertine. Naomi, e cilësuar nga People si një nga 50 femrat më të bukura në botë do të festojë 50-vjetorin e saj më 22 maj.

Pavarësisht moshës Noami është ende ndër modelet më të kërkuara pasarela të rëndësishme dhe fushata publicitare.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top