MC Networking

Lodrat e seksit që u krijuan në kohën e izolimit/ Kujdes, mund të përfundoni në urgjencë

Në luhatjet e shumta që patën bizneset në kohën e karantinës, shitja e lodrave të seksit online pati një rritje të ndjeshme.

Por për shkak të problemeve financiare jo të gjithë kishin mundësi të blini një lodër seksi, duke i shtyrë ata të krijojnë vetë objekte të tilla.

Faqja në internet OnBuy ka raportuar një rritje të konsiderueshme në kërkimet në Google për lodra të improvizuara seksi në shtëpi gjatë muajit të kaluar, pasi izolimi dhe qëndrimi vetëm i ka shtyrë shumë persona të modifikojnë instrumente të ndryshme në shtëpi për t’i përdorur për kënaqësi personale.

A është kjo një ide e mirë?

Gjinekologe Dr. Shree Datta ka paralajmëruar krijuesit amatorë të lodrave të seksit se ato mund të sjellin rreziqe, përfshirë infeksionin, acarimin ose dëmtim të organeve gjenitale. "Kjo nuk është e pazakontë edhe në kohë normale, por unë nuk do të rekomandoja përdorimin e lodrave seksuale për shkak të rrezikut të infeksionit dhe komplikimeve".

“Shumë njerëz shpesh kanë rrezikuar edhe jetën”, thotë Dr. Lauren Streicher, profesor klinik i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Shkollën e Mjekësisë Feinberg të Universitetit Northëestern, Feinberg.

“Nëse kërkoni vetëkënaqësi rekomandoj të tregohet kujdes dhe të përdoret kondom në çdo objekt që përdoret, dhe të mos jenë objekte me skaje të mprehta që mund të dëmtojnë organet gjenitale”, thekson Streicher.

Masturbimi në kohën e pandemisë është rritur me 36 përqind sipas një studimi të kompanisë Trojan dhe sipas ekspertëve nuk është një hobi I keq. Por Dr. Lauren Streichet thekson se duhet treguar shumë kujdes nëse nuk doni ta shikoni veten në dyert e urgjencës pas masturbimit. Nëse keni mundësi do të ishte më mirë të blini një lodër seksi, se sa të improvizoni, thotë gjinekologe Dr. Datta.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top