MC Networking

Si do ndikojë koronavirusi në marrëdhënien e një çifti?

Koronavirusi tashmë ka ndryshuar mënyrë tonë të jetesës, duke përfshirë mënyrën si punojmë, si bëjmë pazar, dalim shëtitje etj. Nisur nga ky fakt, është e pashmangshme që pandemia do të ndryshojë qasjen tonë ndaj seksit dhe marrëdhënies në çift.

Ish-kirurgu i Përgjithshëm i SHBA, dr. Joycelyn Elders, tha në një intervistë se nuk dihet ende se sa kohë disa çifte do qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Por ai shtoi se është shumë e rëndësishme që partnerët të flasin hapur me njëri-tjetrin.

"Komunikimi i hapur dhe ndershmëria midis partnerëve do të ishin thelbësore për të siguruar që njerëzit po vepronin në mënyrë të sigurt", thekson ai. Edhe në rast kur dy partnerë takohen, duhet të jenë të sinqertë me tjetrin dhe t'i tregojnë nëse paraqesin rrezik për Covid-19.

Pavarësisht se sa kohë duhet për t'u rikthyer në situatë normale, nuk ka dyshim se pandemia do të ndryshojë mënyrën për të cilën ne mendojmë dhe kuptojmë marrëdhëniet tona, si në aspektin e komunikimit, ashtu edhe të intimitetit fizik.

"Unë mendoj se distancimi shoqëror do të thotë që ne do të mësojmë shumë më tepër se si të krijojmë marrëdhënie të shëndetshme dhe seksi i shëndetshëm nuk mund të ekzistojë vërtet pa marrëdhënie të shëndetshme", tha dr.Elders. / Forbes /

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top