MC Networking

Sexting, kur seksi bëhet në distancë

Sexting është një fjalë që ka hyrë së fundmi në fjalorin tonë. Ajo rrjedh nga bashkimi i fjalëve seksi+teksti dhe nënkupton shkëmbimin e fjalëve përmes mesazheve erotike përmes telefonit, kompjuterit etj.. Sexting gjithashtu padyshim përfshin imazhe, mesazhe zanore dhe video, pra një metodë për të joshur partnerin në distancë.

Nëse mendoni se kjo metodë përdoret vetëm nga të rinjtë e keni gabim, sepse është një metodë shumë e mirë joshëje edhe për moshat më të mëdha.

Studimet e fundit sociologjike kanë treguar se dashamirësit kryesorë të sekstimit janë pikërisht të rriturit që jetojnë mes ngarkesave të rënda të punës, të cilët për shkak të ngarkesës gjejnë tek sexting një mundësi për rekreacion dhe kënaqësi.

Gjithashtu gjatë karantinës kohët e fundit sexting ka qenë një metodë mjaft e përdorur për të joshur partnerët në distancë.

Kujdes nga rreziqet

Sexting është një mënyrë për të ofruar kënaqësi edhe për çiftet që kanë një lidhje prej kohësh. Edhe nëse jetoni në të njëjtën shtëpi mund të përdorni sexting si një mënyrë për të ndezur imagjinatën.

4 rregullat e sexting

Mos nxitoni: bëni që personi tjetër të ndihet i qetë në një bisedë të shtruar, duke e lënë atmosferën të ngrohet ngadalë është mënyra më e mirë. Po, rregulli që zbatohet për seksin vlen edhe në internet, parathënia është e rëndësishme.

Gjeni një partner që dëshiron sexting: Kujdes të gjeni një partner që i pëlqen sexting, në të kundërt situata nuk do jetë aspak e këndshme.

Kujdes me drejtshkrimin: Keni vënë re që një person që bën gabime në çdo fjalë që shkruan nuk është aspak tërheqës? Gabime serioze në tekst ulin epshin. Gjithashtu kujdes mos të lini bisedën në mes dhe të largoheni.

Kushtojini vëmendje: nëse bëni një gabim dhe i dërgoni një foto të nxehtë ose një mesazh seksi shefit, nënës tuaj ose fqinjit tuaj, mund të jetë vërtet e sikletshme. Ok, ju jeni pre e pasionit dhe dëshirës, por është gjithmonë më mirë ta kontrolloni emrin e personit ku po e dërgoni.

Pastaj gjithnjë mos harroni që gjithashtu të fshini nga smartphone tuaj përmbajtjen që dërgoni dhe merrni për sigurinë tuaj./alfemminile.com/

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top