MC Networking

Shtatë super ushqimet për një tru të shëndetshëm

Neuronet, ose qelizat që ju lejojnë të merrni, përpunoni dhe transmetoni informacion  vazhdojnë të formohen edhe në moshë të rritur.

Ky rigjenerim vazhdon gjatë gjithë jetës dhe ndodh në hipokampus, një rajon i trurit që është thelbësor për kujtesën dhe mësimin.

Shkenca ka treguar që edhe pas moshës gjashtëdhjetë, gratë dhe burrat mund të gjenerojnë qeliza të reja të trurit ashtu si bëjnë të rinjtë. Por, që kjo të ndodhë, individi duhet të ketë një funksion shumë të mirë të qarkullimit të gjakut.

Dhe për të ruajtur shëndetin, një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore, duke siguruar substancat e duhura çdo ditë.

Këto janë shtatë super ushqimet që rigjenerojnë neuronet:

Të futura në një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, këto ushqime ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, kolesterolin, sheqernat dhe peshën e trupit, si dhe forcojnë funksionet e trurit.

Arra dhe salmon: ato sigurojnë vitaminë E dhe Omega 3, thelbësore për shumë molekula që kontribuojnë në përmirësimin e kujtesës. Mund të konsumoni tre arra çdo ditë dhe 150g salmon dy herë në javë.

Shafran i Indisë: është në gjendje të promovojë rigjenerimin e neuroneve dhe mban trurin të ri. Një ose dy lugë çaji në ditë janë doza e duhur.

Spinaq: Gjethet e spinaqit përmbajnë acid folik të domosdoshëm për funksionimin e sistemit nervor dhe për transmetimin e impulseve nervore. Konsumimi i 200g spinaq tre herë në javë mund të mjaftojë.

Agrumet (limon, portokall, rrush, mandarina): konsumi i rregullt i tyre mund të ul rrezikun nga Alzheimerin, sipas një studimi japonez nga Universiteti Tohoku. Konsumoni një për çdo ditë.

Çaji jeshil: përmirëson performancën e trurit. Për më tepër, sipas hulumtimeve nga Universiteti McMaster në Kanada, antioksidanti më i njohur i tij, epigallocatechin, mund të ndalojë Alzheimerin, duke parandaluar formimin e pllakave beta-amiloide të cilat mund të shkaktojnë sëmundjen. Mund të pini deri në katër gota në ditë.

Çokollatë e errët të paktën 70% dhe pa sheqer: 10-15g në ditë sjellin shendet te mirë duke ulur stresin, inflamacionin dhe gjendjen e keqe. Çokollata e zezë gjithashtu rrit kujtesën./rizo.it/

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top