MC Networking

Ndërhyrjet e BSH, u ruajt stabiliteti i bankave (VIDEO)

Banka e Shqipërisë beson se me ndërhyrjet që bëri gjatë periudhës së pandemisë evitoi kostot që mund t’u krijoheshin qytetarëve nga moshlyerja në kohë e detyrimeve kundrejt bankave.  Natasha Ahmetaj, zv/guvernatore e  Bankës Qëndrore thotë për TvT se udhëzimi gjithsesi u lejonte bankave të te cmonin nëse kreditë përmbushinin permbushnin kushtet per tu ristrukturuar

Ne u kujdesem që jo vetëm të bënim një ndryshim rregullativ që  shkarkonte bankat nga përgjegjësia për të krijuar poligjone shtesë për këto kredi që do të shtyheshin , por edhe u kujdesëm që të hartonim një proçedurë të shkruar,  të cilën ia dërguam bankave, ku I udhëzonim si do të analizonin rastet e kërkesave për shtyrje të pagesave të kredisë dhe I udhëzuam ato që të gjitha këto raste nuk duhet të ngarkoheshin në penalitete ,sikurse ishte parashikuar në kontratë.

Sipas zv/guvernatores një tjetër vendim që shkoi në favor të qytetarëve ishte edhe kërkesa drejtuar bankave për të zeruar komisionet për tranfsertat elektronike. Ky hap sipas saj ishte një test edhe për vetë sistemin bankar.

Në  Shqipëri raporti I të ardhurave nga komisionet në raport me të ardhurat nga bruto është diku te 20% dhe rreth 80% vijne nga të ardhurat me interesa. Ne hoqëm dorë edhe nga këto tarifa,  duke I thënë sistemit që ne nuk kërkojmë nga ju komisionet, ashtu edhe ju nuk do tu kërkoni bankave për këtë  kategori të transfertave. Duke e ndërmarrë këtë iniciative tani në këtë mënyrë I japim shans sistemi financiar , sistemit bankar që të provojë se sa e shëndetshme është kjo për veten e tyre,  por edhe klientëve që duke aplikuar për herë të parë,  ndoshta kërkesat për transaksione elekronike do të bëhen familjare me këtë dhe do të aplikojnë edhe më shumë kur pandemia të ketë përfunduar.

Për drejtuesit e Bankës Qëndrore çdo ndërhyrje në sistemin rregullator është udhëhequr nga një parim.

Të mos cënojmë në asnjë rast stabilitetin e tregut financiar, jo vetëm për faktin se tregu financiar bankar kryesisht përdor dhe disponon depozitat e popullsisë , por edhe sepse është nje furnizues I pazëvendësueshëm I ekonomisë shqiptare me stimuj fananciarë dhe në këto dy atribute , ato nuk do të cënohen në asnjë moment, kështuqë në çfarëdo lloj kornize rregullative lehtësuese që ne të ndërmarrim , do të kujdesemi që ky elemet I stabilitetit në asnjë moment të mos cënohet . Përparësi për të ndihmuar këtë situatë nuk ka dhe nuk duhet të ketë rregullimi I sistemit bankar,  sesa politika monetore dhe fiskale , të cilat ne I kemi vazhdimësisht në aplikim për të ndihmuar ekonominë,  sepse këto janë dy instrumentat primarë dhe më të fuqishëm për stimulimin e rritjes ekonomike.

Miratimi së fundmi nga parlamenti i Ligjit për Shërbimin e Pagesave shihet si një mundësi që tregu financiar të zgjerohet për të liçensuar më shumë aktorë jobankarë në kryerjen e pagesave online nga 2 që janë aktualisht. Por ipas zv/guvernatores efektet nuk pritet të jenë të menjëhershme.

Pas 6 muajsh do te shohim  atributet ose përmirësimet e aktorëve të rinj që do të hyjnë në treg. Ky ligj do të krijojë patjetër një konfigurim të sistemit,  sidomos të operatorëve që përfshihen në shërbimin e pagesave,  sepse I detyron bankat të hapin llogari për operatorë të rinj që sot bankat nuk janë të detyruara. Së dyti do tu japë të drejtën këtyre operatorëve të rinj të kenë drejtpërdrejtë akses në sistemin e pagave që disponon Banka e Shqipërisë  që sot nuk e kanë këtë  të drejtë,  por janë të detyruar të aksesojnë këtë shërbim përmes bankave të nivelit të dytë,  pasi vetëm ato janë klientë të  sistemit të pagesave,  kështuqë patjetër pas 6 muajsh do të mund të shkoni të liçensuar të rinj në këtë fushë.

Në Shqipëri kredite zënë rreth 45% te portofolit te aseteve te sistemit bankar, ndërkohë që letrat me vlerë të qeverisë rreth 25%.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top