MC Networking

Futbolli është më i mirë se seksi?

Për shkak të Covd-19, futbolli është anulluar. Të bësh tifo tashmë është thjesht një kujtim. Në pikëpamjen hormonale për shumë meshkujt të bëjnë tifo për skuadrën e zemrës është e barabartë me një lloj aktiviteti seksual intensiv dhe të zgjatur. Në fakt janë të njëjtat hormone të cilat lëshohen duke hyrë në qarkullim në trup me një intensitet që rritet.

Një hulumtim i kryer nga Laboratori i Neuroshkencës Sociale të Universitetit të Valencias dhe nga departamenti i Psikologjisë Sociale dhe Organizative të Universitetit VU Amsterdam, gjatë finales së Kupës së Botës 2010 midis Spanjës dhe Hollandës do ta vërtetonte këtë.

50 tifozë iberianë iu nënshtruan matjes së niveleve të testosteronit dhe kortizolit përmes tërheqjes së pështymës në periudha të ndryshme të lojës: i pari gradualisht u rrit në të gjitha subjektet, ndërsa hormoni i stresit luhatet sipas moshës, duke u rritur shumë tek të rinjtë .

Ky kërkim gjithashtu zbuloi një lidhje me "teorinë e vetë-ruajtjes sociale", sipas së cilës kushdo që ka nivele më të larta të kortizolit përjeton eventualitetin e humbjes së ekipit të tij si një kërcënim për vetëvlerësimin, dhe për këtë arsye me një dozë të fortë të stresit.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top