MC Networking

Yjet e futbollit që transformuan trupin (FOTO)

Shumë futbollistë, përveç stërvitjes që duhet të bëjnë për shkak të profesionit, kanë zgjedhur të ushtrohen edhe më shumë për të krijuar muskuj shtesë në trupin e tyre.

Shumë prej tyre kanë pësuar një transformim të pabesueshëm.

Eden Hazard, ylli i Chelsea që u transferua te Real Madrid verën e kaluar kundrejt vlerës 130 milion paund, është një nga futbollistët që ka arritur të transformojë trupin e tij, duke mos lënë asnjë çast stërvitjet shtesë.

Cristiano Ronaldo është një tjetër yll i futbollit, i cili ka arritur të transformojë trupin e tij. Ai nuk ndalet asnjë ditë, edhe gjatë kohës së karantinës postonte video dhe foto në rrjete sociale ku ushtrohej në shtëpi. Kur ishte i ri, Ronaldo ishte shumë i dobët fizikisht dhe nuk ishte menduar se sot do të kishte një trup plot muskuj.

Marcus Rashford në moshën 19-vjeçare ishte shumë i dobët, por duke marrë si model Cristiano Ronaldon, edhe ai arriti të ndryshojë trupin e tij dhe të krijoi një trup me muskuj.

Robert Lewandowski, futbollisti i Bayern Munich ndryshoi tërësisht regjimin e tij ushqimorë. Ai është shprehur se gjithçka ka ndodhur falë gruas së tij që e ka bindur të ndjekin një dietë rigoroze. Gjithashtu ai ushtrohet shumë përveç se stërvitjes në futboll për të pasur trupin që ka sot.

Adama Traore, Adebayo Akinfenwa, Hulk, Segio Ramos janë të tjerë emrat që ushtrohen për një trup të fuqishëm dhe gjithashtu janë bërë burim frymëzimi për shumë të rinjë./TheSun/

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top