MC Networking

"La casa de papel", seriali më i ndjekur në Netflix

"La casa de papel" (Shtëpia e letrës) është një serial spanjoll i krijuar nga Alex Pina.

Pas suksesit të madh, seriali u ble nga Netflix, i cili ritransmetoi sezonin e parë të ribërë, duke zvogëluar kohëzgjatjen e episodeve dhe kështu duke e ndarë atë në dy pjesë; ai më pas prodhoi një sezon të dytë, gjithashtu me dy pjesë, e ndjekur nga dy të tjerë.

Në Shqipëri, Itali, Spanjë kryeson si seriali më i ndjekur në Netflix. Në komente në rrjete sociale shumë italianë pranojnë se kanë qëndruar pa gjumë gjithë natën vetëm për të parë të gjitha seritë.

Historia tregon zhvillimet e një grabitjeje jashtëzakonisht ambicioze dhe origjinale: depërtim në një fabikë kombëtare që prodhonte para në Madrid, dhe shtypjen e mijëra kartmonedhave.

Pjesa e parë dhe e dyta

Krijuesi i kësaj sipërmarrjeje është një njeri i njohur si "Profesori". Rekrutimi i secilit anëtar të ekipit nuk është aspak i rastësishëm: Profesori, në fakt, zgjedh me kujdes një grup individësh me precedentë penalë, të cilët, për arsye të prejardhjes sociale, nuk kanë asgjë për të humbur. Gjatë grabitjes, secili anëtar vepron i veshur me të kuqe me një maskë të piktorit spanjoll, Salvador Dalí.

Duke pasur parasysh ndalimin për zbulimin e identitetit të tyre, secilit anëtar të bandës i jepet emri i një qyteti: Tokio, Moska, Berlin, Nairobi, Rio, Denver, Helsinki dhe Oslo. Jo vetëm që identitetet duhet të mbeten të fshehura, por për qëllime të profesionalizmit është gjithashtu e ndaluar të vendosin marrëdhënie personale ose sentimentale. Protagonistët fshihen për pesë muaj në një shtëpizë gjuetie të braktisur në Toledo për t'u përgatitur siç duhet, duke bërë të gjitha simulimet e nevojshme për t'u përballur me çdo të papritur të mundshme. Vajza me nofkën Tokio është zëri narrativ që komenton dinamikën e ndryshme të tregimit.

Gjatë rrjedhës së ngjarjeve, dallimet lindin midis tetë grabitësve dhe rreziku i kompromentimit të tërë operacionit vazhdon të rrijë pezull. Duke pretenduar se janë policë nga Garda Civile, shoqërojnë një kamion plot mbështjellje letre për kartëmonedha, anëtarët e bandës arrijnë të hyjnë në arkën e shtetit, në një veprim të koordinuar nga jashtë nga Profesori. Që nga momenti kur okupuesit janë marrë peng, udhëheqësi i grupit (Berlin) vendos të krijojë disa empati me secilin prej tyre, duke saktësuar menjëherë se nuk kanë ndërmend të dëmtojnë askënd. Burgimi brenda arkës së shtetit vlerësohet rreth 10 ditë, koha e nevojshme për të shtypur shumën e paracaktuar dhe për të bërë rrugën e arratisjes.

Policia merr masat e nevojshme kundërvepruese dhe dërgon inspektoren Raquel Murillo, një grua me vendosmëri të madhe, nënë e një vajze dhe në një situatë të vështirë personale. Gjithçka duket se vazhdon siç është planifikuar nga Profesori, duke përfshirë edhe kundër-lëvizjet në përpjekjet e ndryshme të policisë për të ndaluar grabitjen. Grabitja ka sukses, banda shpëton dhe ndahet në dy grupe, dhe me paratë e marra udhëtojnë në botë për dy vjet.

Pjesa e tretë dhe e katërt

Anëtarët e grupit mblidhen përsëri kur Rio kapet nga policia, dhe vendosin ta ndihmojnë atë duke organizuar një grabitje tjetër: vjedhjen e arit të Bankës së Spanjës. Kjo grabitje ishte konceptuar 5 vjet më parë nga Berlini dhe nga Martín, shoku i tij që merr pjesë në grabitjen e re me emrin Palermo dhe rolin e udhëheqësit, pasi Berlini kishte vdekur nën goditjet e Ekipeve Speciale në Mint. Banda, pasi u takua në një pjesë të manastirit Cistercian jashtë Firences, studioi për rreth 5 muaj goditjen e re dhe metodat e pazareve për të nxjerrë Rion nga burgu, i cili ndërkohë u torturua dhe u mor në pyetje në një vend të fshehtë.

Ata infiltrohen brenda në bankë dhe merren  me shkrirjen e arit. ndeshen me truprojën e guvernatorit të bankës, si dhe me policinë. Ngjarjet mbeten aty, duke i lënë në pritje shikuesit për të tjera seri.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top