MC Networking

Tiranë, vdes nga koronavirusi pacientja 71-vjeçare

Një tjetër pacient ndërron jetë për shkak të koronavirusit. Një 71-vjeçare nga Tirana, e shtruar në Spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Pacientja në fjalë vuante nga hipertensioni dhe ishte shtruar 7 ditë më parë në Spitalin Infektiv. Ajo bëhet viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top