MC Networking

​Votohet mocioni i mosbesimit/ Rrëzohet qeveria Kurti

Sapo është rrëzuar qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, pas vetëm 50 ditëve të themelimit të kësaj qeverie.

Për mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, votuan 82 deputetë për, 32 kundër dhe 1 abstenim.

Tani pas votimit të këtij mocioni të mosbesimit, qeveria konsiderohet në dorëheqje.

Kundër mocionit ishin edhe tre deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala.

Rrëzimin nga pushteti ish kryeministri Kurti e mori si “dhuratë”– pikërisht një ditë pasi mbushi 45 vjeç, duke u bërë kështu si Kryeministri më jetëshkurtër në vend.

13:00h  ​Mocioni i mosbesimit/ Kurti: Thaçi ma konfirmoi se ka marrëveshje të gatshme me Serbinë, por ajo nuk bëhet me mua si Kryeministër

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti në fjalën e tij para deputetëve në seancën e jashtëzakonshme, ka deklaruar se i pari i shtetit, Hashim Thaçi ia ka konfirmuar atij se ka një marrëveshje të gatshme Kosovë – Serbi.

“Po doni ta leni popullin pa qeveri në këtë javë tepër të rëndësishme, në kushtet kur ne me qeverinë tonë po japim shembuj edhe më gjerë, ky mocion synon që ta lë Kosovën pa qeveri. Populli e dinë që unë nuk e kam mbështetjen e PAN’it e as të LDK’së po ju të gjithë e dini që unë e kam mbështetjen e qytetarëve”, thotë ai.

Kurti ka deklaruar se arsyeja se pse qeveria po rrëzohet është marrëveshja Kosovë Serbi që përfshin shkëmbimin me territore. Ai thotë se këtë ia ka konfrimuar edhe vetë presidenti në takim.

“Për bindjen time motori i këtij nxitimi nuk ka të bëjë fare as me ministrin as me tërheqjen e trupave, por ka të bëjë asgjë më pak me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh. Ky Pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë, pazari me këtë qeveri ku jam unë nuk bëhet, provoi ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme nuk e bëri, shko në shtëpi të bardhë me bo marrëveshje pse se bëri. Nuk ka marrëveshje as në shtëpi të bardhë as të gjelbër as të kuqe. Motori është si të largohet kjo. Unë jam i bindur e marrëveshje të gatshme këtë, praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe ia, e takova presidentin su morëm vesh dy orë e takova, ai ma përsëri tri herë, heqë kryeministrin taksën shkojmë bashkë në Uashington e bëjmë marrëveshjen bashkë”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti, poashtu në fjalën e tij, tha se nuk e ka ditur që Agim Veliu nuk ka qenë vetëm ministër, por edhe një ‘plan’.

“Për një ministër nuk rrëzohet  për një ministër, përvec nëse ai ministër është më shumë se ministër. Nëse ai ministër është plan, atëerë bie Qeveria. Unë nuk kam qenë i vetëdijshëm që është plan”, ka thënë Kurti.

Tutje Kurti ka vazhduar të flasë për ministrin e shkarkuar të Punëve të Brendshme, Agim Veliun. Sipas Kurtit, Veliu e ka akuzuar e ka sulmuar në Llap, por nuk i ka komentuar asnjëherë deklaratat e tij, derisa foli për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme “duke ia mbajtur zhagun” Presidentit Thaci.

“Ministri më ka akuzuar në Llap, kurrë nuk jam kthyer. Sa për sulmet e tij ndaj meje, ndaj familjes sime, ndaj qeverisjes, kurrë nuk ia kam kthyer, mirëpo për gjendje të jashtëzakonshme, kjo është e pashembullt dhe e pafalshme”, ka thënë Kurti.

“Ai njëri ka qenë kundër këtij koalicioni. As nuk e kam ditur se do të bëhet ministër, e do të shkojmë në zgjedhje në një komuna pa pikë nevoje”, ka shtuar ai

12:07h Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për mocionin e mosbesimit

Dhjetëra deputetë të Kuvendit të Kosovës tashmë kanë kryer kontrollet e nevojshme shëndetësore dhe janë futur në sallën e seancave plenare ku sapo ka filluar senaca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Deri te kjo seancë për rrëzimin e Qeverisë erdhi pas përplasjeve të vazhdueshme të partnerëve të koalicionit VV-LDK duke kulmuar me shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu nga ana e kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas tij, përhapi panik tek njerëzit ndaj koroanvirusit.

Ndërkohë me heret, Kurti ka bërë të ditur se kanë dërguar një reagim lidhur me kërkesën e presidentit me të cilën iu është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Këtë nismë të LDK-së nuk e kanë përkrahur të gjithë anëtarët e LDK-së. Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, mocionin e ka kundërshtuar, Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të LDK-së. Madje, gjatë ditës së djeshme, Kryeparlamentarja u ka bërë thirrje të gjithë deputetët të votojnë kundër mocionit.

Osmani dhe organizatat joqeveritare kanë bërë thirrje të mos përkrahet rrëzimi i kabinetit në kushtet kur situata ështe alarmante nga përhapja e Covid-19.

Opozita por edhe ambasada amerikane në vend janë shprehur në favor të mocionit, duke e parë atë si një detyrë kushtetuese që duhet respektuar.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top