MC Networking

Meta: Shumë shpejt do të kemi dhjetëra mijëra tamponë 

Në përballjen me koronavirusin, ndërkohë që numri i të prekurve pritet të rritet akoma më shumë në ditët në vijim, mbrojtja e personelit shëndetësor është shumë e rëndësishme. Ndërkohë, për frenimin e përhapjes së sëmundjes është identifikimi i shpejtë i rasteve të reja dhe shmangia e kontakteve të tyre me të tjerët. Presidenti Meta thotë se të dy këto masa parandaluese do të jenë më të lehta brenda një kohe të shkurtër. Në një intervistë televizive, Meta tha se masat mbrojtëse për personelin mjekësor do të mbërrijnë shumë shpejt. Po ashtu, në një të ardhme të shkurtër, edhe numri i tamponëve do të jetë shumë më i madh se ai aktual. Që në nisje të përhapjes së Covid-19, Presidenca ka ngritur një task force, e cila bashkëpunon me autoritetet shëndetësore.
 

Pjesë nga fjala e Metës 
Më e rëndësishmja dhe sfida që kemi tani është të mbrojmë mjekët dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të kësaj beteje.
Ne jemi në një situatë shumë më të favorshme në aspektin e menaxhimit. Sot morëm sigurimet se masat për mbrojtjen e personelit të vijës së parë janë marrë dhe po mbërrijnë të gjitha.
Shqipëria do t’i ketë të gjithë mundësitë e tamponimit. Por dy gjërat më të rëndësishime tani janë:
-Mbrojtja e mjekëve dhe personelit që është në vijën e parë
-Testimi i të gjithë personave që japin simptoma apo që kanë qenë në kontakte me personat që kanë  rezultuar pozitivë.
Tamponët eksiztojnë dhe janë marrë masat për të pasur dhjetëra, mijëra tamponë në një të ardhme të afërt

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top