MC Networking

Bie qeveria e Albin Kurtit

Bie qeveria e Albin Kurtit. Me votën pro të 82 deputetëve, atë kundër të 32 të tjerëve dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar qeverinë.

Votimi në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës finalizoi një mocion mosbesimi të inciuar nga LDK, partia aleate e Vetëvendosjes, në qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

LDK njoftoi se do të çonte në Kuvend një mocion mosbesimi pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, që vinte nga radhët e saj, dhe modakordësisë me kryeministrin Albin Kurti sa i takon tarifës 100% mbi mallrat serbe.

Një nga figurat qendrore të LDK-së së Isa Mustafës, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, votoi kundër mocionit të propozuar nga partia e saj. Po ashtu, nga radhët e LDK-së votuan kundër edhe deputetët Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala.

Vetëvendosje si parti e parë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe LDK-ja e Isa Mustafës hynë në koalicion qeverisës pas negociatave të vështira që zgjatën plot 3 muaj.  

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top