MC Networking

Mërkuri: Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore e ngarkon qeverinë me detyrimin për kompensim (VIDEO)

Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore  për shkak të epidemisë së koronavirusit do të kishte kosto shtesë për qeverinë. Në studion e lajmeve në TvT, lektori i të Drejtës Kushtetuese Erind Mërkuri analizoi efektet që do të ketë shpallja e gjendjes së së fatkeqësisë natyrore, një vendim që sipas tij, nuk përjashtohet në rast të përhapjes masive të epidemisë.  

Buxheti është një aspekt. Ligji parashikon edhe të drejtën për kompensim. Ka një detyrim të shtetit për dëmet që po pëson ekonomia. Gjendja e fatkeqësisë natyrore përfshin disa zona. Ligji i vitit 2016 lidhet me intensitetin. Nëse në një zonë të caktuar dhe mund ta kontrollosh, kur përhapet në të gjithatë vendin, atëherë kalon në një stad tjetër. Mjekët thonë se kjo është java kur mund ta kuptojmë. Ndoshta nuk është ende momenti për ta shpallur. Nëse shkojmë drej skenarit italian, atëherë patjetër duhet shpallur”, tha ai.

Sa i takon rolit të presidentit si drejtues i Forcave të Armatosura, Mërkuri tha se në momentin e shpalljes së fatkeqësisë natyrore, ai merr drejtimin e Forcave të Armatosura.  

Forcat e Armatosura janë përfshirë në aktin normativ nr. 2 këtë muaj nga qeveria. Sipas Kushtetueses, në rastin e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, presidenti merr drejtimin e Forcave të Armatosura”, tha ai.

Mërkuri e konsideron të domosdoshëm vijimin e aktivitetit të gjykatave, edhe pse me staf të reduktuar për shkak të situatës.

Pezullimi i gjykatave është rast ekstem, por jo i panjohur në rast epidemish. Në rastin e gripit spanjoll, në shumë shtete e minimizuan punën e gjykatave, pasi ato mbartin risk të përhapjes. E domosdoshme është që aktiviteti i tyre të mos bllokohet tërësisht”, tha ai.

Lidhur me masat e sigurimit në këtë situatë epidemie, Mërkuri tha se udhëzimet e prokurorit të përgjithshëm janë të nevojshme.

"Ligji për prokurorinë parashikon që Prokurori i Përgjithshëm nxjerr udhëzime me karakter të përgjithshëm për t’u ndjekur nga prokurorët. Në rastin konkret, në Shqipëri ka një praktikë të gabuar, vendoset arrest me burg, por kodi i Procedurës Penale parashikon 11 masa. Nisur nga situata, ndoshta për të shmangur grumbullimet në qendra si paraburgimi, është menduar që Prokurori i Përgjithshëm të nxjerrë një udhëzim për shmangien e kësaj situate”, tha ai.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top